20:11 / 06.09.2019
“James mund të mësojë nga Bale”
Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs beson që sulmuesi i United, Daniel James mund të mësoj nga sulmuesi i Realit, Gareth Bale.
Të dy lojtarët janë të thirrur nga kombëtarja e Uellsit për kualifikimet në Euro 2020.
Uellsi do të luajnë kundër Azerbajxhani sot në orën 20:45. Legjenda e United beson që të dy lojtarët janë në formë të mirë.
“Të dy janë duke luajtur dhe janë në formë të mirë. Të dy po shënojnë gola. Duan që të jenë të përfshirë në lojë. Daniel ka një fillim të mirë në Manchester United, por gjithashtu ka qenë i rëndësishëm për ne në ndeshjet e fundit. Gareth ka bërë shumë gjëra, presioni është gjithmonë në të. Dua ta heq këtë presion, nuk mund të varemi vetëm nga ai në çdo ndeshje. Kemi talente të tjerë në skuadër”, deklaroi ai.























