Kështu mbyllet pjesa e parë Kosova-Çekia
BKT
Sport

Kështu mbyllet pjesa e parë Kosova-Çekia

Pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, është mbyllur baras 1-1.

“Dardanët” dhe çekët po ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit A e vlefshme për kualifikueset për Evropianin 2020, raporton RTKLive.

Fraksioni i parë i lojës, ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë në një atmosferë të zjarrtë sportive të krijuar nga “Dardanët”.

Çekët ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Patrik Schick (16’), por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm katër minuta kur Vedat Muriqi barazon shifrat në 1-1, dhe ndez stadiumin “Fadil Vokrri”.