​Fillon ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë
BKT
Sport

​Fillon ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë

Ka filluar ndeshja mes kampionit të botës, Francës dhe Shqipërisë.

Në stadiumin e stërmbushur të Parisit Shqipëria do të kërkojë të bëjë befasinë, duke dal me ndonjë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Franca dhe Shqipëria janë ndeshur edhe në kampionatin Evropian, ku Shqipëria morri pjesë për herë të parë dhe fitore shënoi pikërisht Franca me dy golat e shënuar në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e sotme nisi me disa minuta vonesë për shkak se organizatorët në vend të himnit të Shqipërisë lëshuan një muzikë tjetër, dhe kjo ngjalli habi tek të gjithë shikuesit.

Shqipëria deri më tani ka zhvilluar 4 ndeshje duke grumbulluar 6 pikë në grupin H, ndërsa Franca nga numri i njëjtë i ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar gjithsej 9 pikë.