Rrëfehet Pique: Ferguson si baba, Neymar ishte i lumtur te Barça
BKT
Sport

Rrëfehet Pique: Ferguson si baba, Neymar ishte i lumtur te Barça

Mbrojtësi i Barcelonës ka dhënë një intervistë interesante për të përditshmen francezen “L’Equipe”, ku flet për tema të ndryshme. E shkuara te Manchester United, e ardhmja, çështja “Neymar”…

Neymar mbeti në Paris: Ajo që më vjen në mendje pas gjithë kësaj zhurme është që nuk ka kuptim që merkatoja e futbollistëve të mbyllet pasi të jetë luajtur java e tretë e kampionatit. Duhet të mbyllet para se të nisë kampionati. U bë shumë zhurmë për asgjë dhe e gjitha ka patur ndikim në grup. Kështu nuk mund të përqendrohemi tek gjëja më themelore, fitimi i ndeshjeve. Neymar është lojtar i madh dhe pres që ai të zhvillojë një sezon të mire me PSG-në. Te shohim se çdo të ndodhë, di të them që kur luante për Barcelonën ishte i lumtur.

Ferguson, si baba: Ai ishte si prind i dytë për mua. Isha vetëm 17 vjeç kur shkova në Manchester. Lashë familjen, miqtë e mi, ishte vendimi më i vështirë në karrierën time. Më frymëzonte mënyrë sesi Ferguson e menaxhonte presionin dhe e kontrollonte klubin. Më ka frymëzuar shumë edhe lidershipi që tregonte në rast humbjeje, sepse pikërisht kur humbet duket udhëheqësi i vërtetë. Ishte fantastik, nga ai mësoje çdo ditë diçka. I pëlqente shumë tenisi. Kur luante Andy Murray një ekran ishte gjithmonë i ndezur.

E ardhmja: E shoh më shumë veten si biznesmen. Të drejtosh apo kontrollosh 24 futbollistë me egon që kanë është shumë e vështirë. Nuk e shoh veten në rolin e trajnerit.