13:58 / 09.09.2019
KQZ sot vendos për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
KQZ nëpërmjet një njoftimit thotë se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe akreditimi i grupit të parë të vëzhguesve të këtyre zgjedhjeve.























