16:24 / 09.09.2019
David Beckham "martohet" me modelen kineze
Një reklamë ku merr pjesë David Beckham po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai duket si një dhëndër, por pranë tij nuk është Victoria.
Në rrugët e Londrës, David shihet pranë modeles kineze, AngelaBaby. Të dy janë pjesë e reklamës, ku do të prezantohen si një cift i sapomartuar.
Ata janë të përzgjedhurit e kompanisë "Londoner Macao", të cilët kanë menduar që të bëjnë një dasmë në rrugë për të promovuar produktet e tyre. Sigurisht që Victoria nuk është bërë aspak xheloze pasi e di që është thjesht punë.

























