Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan kalon në PDK
Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.
“Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik. Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët. Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë: http://bit.ly/Join_PDK”, shkruan Veseli.























