23:02 / 09.09.2019
Lonergan: Liverpooli, eksperiencë brilante
Portieri Andy Lonergan është duke shijuar muajin e parë te Liverpooli.
35-vjeçari është duke u kënaqur me “Reds” dhe shpreson të luajë bashkë me ta për një kohë të gjatë.
Anglezi tha se ka pasur karrierë të mirë, mirëpo po kalon kohën më të mirë te gjiganti anglez.
“Ka qenë një eksperiencë e bukur, është punë në të cilën duhet t’i arrish nivelet më të larta çdo ditë. Nëse nuk je në nivelin e duhur në trajnim, nuk do të luash. Në Liverpool, çdo lojtar është i mirë në trajnime”, deklaroi ai.























