19:35 / 10.09.2019
Angli-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet të ndeshjes, Anglia – Kosova.
Challandes i ka qëndruar besnik skemës, 4-2-3-1, ndërsa nga ndeshja e kaluar shihen dy ndryshime, Zhegrova dhe Rashani janë lënë jashtë, ndërsa vendin e tyre e ka zënë Berisha dhe Muslija.
Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Voca, Halimi, V.Berisha, Celina, Muslija, Muriqi, është formacioni i Kosovës.
Ndërsa tek anglezët nuk mungojnë yjet dhe Southgate ka vendosur ta nis ndeshjen me formacion më të mirë të mundshëm.
























