Messi: E doja kthimin e Neymarit, s’e di nëse klubi ka bërë të pamundurën!
BKT
Sport

Messi: E doja kthimin e Neymarit, s’e di nëse klubi ka bërë të pamundurën!

Ylli i Barcelonës Lionel Messi nuk fshihet dhe tregon të vërtetën rreth transferimit të Neymar te Barcelona në afatin e kësaj vere që nuk u realizua dot me sukses.

Në një intervistë Messi e ka pranuar se dëshira e tij ishte të luante sërish në të njëjtën skuadër me brazilianin por kjo gjë nuk u bë e mundur nga presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu.” E vërteta është se do pëlqente që të vinte Neymar. I kuptoj edhe njerëzit që kanë qenë kundër këtij transferimi sepse është normale për mënyrën sesi ndodhën gjërat, sesi ai u largua dhe sesi Neymar e la skuadrën para 2 vitesh. Megjithatë në nivelin sportiv Neymar është një nga më të mirët në botë dhe të në përbërje skuadra jonë do të kishte më shumë mundësi për të arritur rezultatet që të gjithë ne dëshurojmë. Por edhe në nivelin e sponsorëve dhe imazhit klubi do të kishte bërë një hap të madh përpara”, theksoi Leo Messi. Argjentinasi iu përgjigj edhe pyetjes së a ka bërë gjithçka Barcelona për të rikthyer sulmuesin brazilian në Camp Nou. “ Sinqerisht nuk e di nëse Barcelona ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur, nuk kam patur shumë informacione rreth kësaj tratative merkatoje”, shtoi në fund numri 10 i blaugranave.