“Rivalët e Arsenalit janë të frikësuar nga Pepe”
Legjenda e Arsenalit, Nwankwo Kanu ka thënë se rivalët e “topçinjve”, janë të frikësuar nga Nicolas Pepe.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u transferua këtë verë nga Lille për 72 milionë euro.
24-vjeçari e ka treguar veten pasi është vlerësuar me notën 3.8 në driblim më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier Ligë.
Gjithashtu, Pepe ka qenë lojtari i parë që ka arritur ta driblojë Van Dijk, i cili nuk ka qenë i dribluar në 50 ndeshje.
Kanu tha se ai është një lojtar i mirë dhe mund të shënojë lehtësisht.
“Është lojtar i mirë. Është i shpejtë, mund të shënojë dhe asistoj. Liga është më ndryshe se të gjitha ligat e tjera, andaj i nevojitet kohë për t’u adaptuar. Besoj që do të jetë në gjendje të konkurrojë me sulmuesit e tjerë. Besoj që klubet janë të frikësuar se çfarë është në gjendje të bëjë”, deklaroi ai.























