06:31 / 13.09.2019
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 54-të të Policisë së Kosovës
RTKlive
Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, Policia e Kosovës (PK) sot organizon një ceremoni solemne e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (salla e basketbollit) në Prishtinë.
Në hapjen e kësaj ceremonie solemne, pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.























