Llapi fitoi derbin kundër Prishtinës
BKT
Sport

Llapi fitoi derbin kundër Prishtinës

Llapi ka shënuar fitore në derbin e javës së 4-t që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri", duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 1:0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë, në minutën e 31-të.

Ishte Sebino Plaku ai që e dërgoi topin në rrjetë me gjuajtje me kokë pas një aksioni super të mirë dhe harkimit fantastik të Benjamin Eminit.

Në pjesën e dytë, Prishtina u mundua të ndryshojë rezultatin, por përkundër disa rasteve të mira nuk e gjeti rrugën e golit.

Kjo është humbja e dytë e Prishtinës në këtë edicion, e para nën drejtimin e Bylbyl Sokolit.

Në anën tjetër, për Llapin kjo është fitorja e dytë dhe ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve.