07:01 / 14.09.2019
Tërmeti me magnitudë 3.5 godet Shqipërinë, ja epiqendra
Në tërmet ka goditur Shqipërinë sot në orët e hershme të mëngjesit. Sipas raportimeve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter me epiqendër 11 km larg Bulqizës dhe 31 km larg kryeqytetit.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se tërmeti është ndjerë në orën 05:58 minuta me orën lokale. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 2 kilometrash.
























