12:19 / 14.09.2019
Manchester United mbulon me “ar” De Gean, spanjolli më i paguari
Mbyllet më në fund çështja “De Gea” te Manchester United. Sulmuesi spanjoll ka vendosur që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”, duke firmosur marrëveshjen e re 5-vjeçare.
Mësohet se “gardiani” i “Djajve të Kuq” do të përfitojë plot 13.3 milionë paundë neto në sezon, duke u shndërruar lojtari më i paguar tek United, para francezit Paul Pogba.
Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit u jep fund zërave që e lidhin atë me një rikthim në Spanjë (Reali i Madridit).
Për portierin spanjoll, sipas raportimeve në shtyp, ka patur interesim edhe nga PSG dhe Juventusi, por ai ka këmbëngulur për qëndrimin në “Old Trafford”.























