Capello flet për skuadrat italiane në Champions, ja çfarë thotë
BKT
Sport

Capello flet për skuadrat italiane në Champions, ja çfarë thotë

Fabio Capello ish-trajneri i Juventusit, Romës dhe Milanit, për mikrofonat e “Sportweek” komenton grupet ku ndodhen skuadrat italiane në Champions League.

“Juve nuk duket se do të ketë problem ta kalojë këtë raund. Gjithashtu dhe Napoli do ta kalojë pasi është shumë më e fortë se një vit më parë”, tha ai.

“Sa i përket Interit që ka dhe grupin më të fortë, do ta ketë të vështirë, por tashmë ka Conten, njeriun që bën diferencën”.

Ndërsa Atalanta si debutuese, e shikoj të garojë për vendin e dytë me Shaktyor pasi ka një grup të strukturuar lojtarësh.