Turqit mahniten me këngëtaren kosovare,teksa ajo interpreton hitin `Aramam`
Ka kohë që Ibrahim Tatlises dukshëm është distancuar nga skena muzikore. Megjithatë projektet e tij vazhdojnë të jenë hite të pavdekshme.
Shumë kosovarë këngët e tij i kanë si më të preferuarat e tyre ndër vite.
Është këngëtarja e njohur nga Kosova, Vanesa Doçi ajo e cila ka mahnitur Turqinë, teksa me zerin e saj të ëmbël interpreton këngën “Aramam”, të Tatlises.
Madje, për këtë interpretim një televizion turk ka thurrur lavde për zërin e saj, duke e konsideruar atë si një yll të vërtetë të muzikës.
Nga ana tjetër është e motra e Vanesës, Aida ajo e cila është shprehur tejet e lumtur derisa sheh atë duke arritur suksese edhe në shtetet tjera, sikurse Turqia.

” Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit. Ehhh tasht edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qëllimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah .”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në 'Facebook'.























