Pacolli falënderon Jacques Attalin që mbështeti Kosovën
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Paris ka takuar njërin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, Jacques Attali.
Pacolli e ka falënderuar atë për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Millosheviqit, si aktin më të rëndë racist të kryer nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
“Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook:
Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.
E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon...























