Reçica jep një lajm të mirë për të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta
BKT
Lajme

Reçica jep një lajm të mirë për të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka një lajm të mirë për të gjithë të larguarit nga puna që janë larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta.

“Largimi me dhunë nga puna, nga ish regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin kontributiv të merituar, për shkak të mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual.

Reçica me këtë rast tha se me reformat që ka ndërmarr si ministër do të ju mundësohet realizimi i kësaj të drejte.

“Me reformën pensionale të hartuar në MPMS nën udhëheqjen time, të gjithë këtyre pensionistëve do t’iu njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë. Me NISMA’n në Qeverinë e ardhshme, që në fillim të mandatit do të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë ti marrin pensionet kontributive meritore”, ka shkruar  Reçica.


MË SHUME NGA Lajme