Shala: Drenica ka një mijë arsye për t’i besuar Veselit

Shala: Drenica ka një mijë arsye për t’i besuar Veselit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se Drenica dhe Llapushniku kanë një mijë arsye për t’i besuar Kadri Veselit për ta drejtuar Qeverinë e ardhshme.

“Pritje madhështore për PDK-në dhe liderin saj, z. Kadri Veseli, në Llapushnik. I lumtur që Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Kadri Veseli, në prioritetet e tij qeverisëse ka projekte konkrete investive për komunën e Drenasit dhe për fshatrat e tij. Drenica dhe Llapushniku kanë një mijë arsye për t’i besuar Kadri Veselit, sepse këtyre njerëzve të mirë dhe këtij vendi të bekuar, ai i është gjendur pranë në kohëra shumë të vështira”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.