16:29 / 16.09.2019
Maqedonasit në protestë kundër paraleles në gjuhën shqipe
Banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës në Shkup do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore Njegosh të këtij fshati.
Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës banorët e këtij fshati njoftohen se të hënën do të zhvillohet protesta, transmeton TCH.
Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.























