23:17 / 16.09.2019
Casillas tregon se kush është portieri më i mirë në botë
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se portieri i Atleticos, Jan Oblak është portieri më i mirë në botë.
Spanjolli e ka cilësuar pyetjen si pyetje të vështirë.
“Është pyetje mjaftë e vështirë. Për momentin është Oblak”, deklaroi ai.
Casillas në fund tha se nuk ka probleme me ish-trajnerin, Jose Mourinho.
“Nuk kam ndonjë problem më të. Situata që kaluam ishte në të kaluarën. Kishim disa momente të mira”, përfundoi ai.























