Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Entela Komnino, autore e librit, gazetare RTSH-së, e cila do të flas për librin 'E vërteta për Nolin'.

Të ftuarat e radhës do të jenë Annette Fath Lihiq, këshilltare e Ambasadores Apostolova si dhe Anyla Beqa, përfaqësuese e GIZ-it, të cilat do të flasin për Javën e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm.

Në lidhje direkte do të jetë Elmaze Nura, regjisore e cila do të flas për 'Koprraci' në skenën teatrore të Egjiptit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale