14:54 / 17.09.2019
Jonida Vokshi publikon foto nga dasma: Momenti më emocionues i jetës sime
Aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj me aktorin Besnik Krapi në martesë vetëm pak ditë më parë.
Dhe Jonida më në fund ka ndarë me fansat disa foto nga ceremonia e saj e martesës.
Aktorja shprehet se ky ishte momenti më emocionues i jetës së saj.
“Momenti më emocionues i jetës sime,”-shkroi ajo në përshkrimin e fotove.
Nusja celebrimin e martesës ia kishte besuar shoqes së saj të zemrës, këngëtares Elvana Gjata.
Ceremonia u mbajt në plazhin e Golemit nën perëndimin e diellit.






























