Osmani: Kosova ka arritur këtu falë sakrificës së popullit
BKT
Lajme

Osmani: Kosova ka arritur këtu falë sakrificës së popullit

Kandidatja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi sot qytetin e Suharekës.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së ajo tha se Kosova deri këtu ka arritur falë sakrificës së popullit dhe jo të popullit.

“Kosova ka arritur këtu falë sakrificës së popullit, djemve dhe vajzave që iu dolën ballë Serbisë dhe nuk pyetën se çka do t’u ndodhë. Falë sakrificës së bizneseve që kanë punuar me nder dhe përkushtim. Kosova këtu nuk ka arritur nga sakrifica e politikanëve.”

Osmani theksoi se besimi dhe vota e qytetarëve nuk blehën.

Ajo shtoi se Kosova nuk duhet të duron këtë gjendje, dhe populli nuk duhet ta falë këtë.

“Besim dhe vota e qytetarit nuk mund të blehet.Pas 20 vjetësh as Kosova as Suhareka nuk duhet të durojnë më këtë dhe ta falin këtë me 6 tetor.”


MË SHUME NGA Lajme