10:19 / 18.09.2019
Rajoni i Prizrenit me 50 armë të sekuestruara gjatë sezonit të dasmave
Policia e Kosovës, gjegjësisht ajo rajonale në Prizren, bën të ditur se vetëm gjatë “sezonit veror 2019” ka sekuestruar 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
“Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që gjatë festave të mos përdoren armët e zjarrit dhe që të festohet më zemër e jo me armë’”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.
Ky informacion vjen pasi gjatë një kontrolli, organet e rendit në Suharekë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të tipit EKOL.























