18:36 / 19.09.2019
Kështu duket tabela e Ipko Superligës pas javës së 5-të
Sot është kompletuar xhiroja e pestë e IPKO Superligës së Kosovës me tri ndeshjet e zhvilluara. Pas pesë xhirosh tabelës i prin Gjilani me 12 pikë, i ndjekur nga rivali lokal, Drita, e cila ka 10 pikë. Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka 9 pikë.
Ndërkaq, Prishtinën fitorja e parë sezonale ndaj Trepçës ’89, 1:0, nuk e ndihmoi t’i shmanget pozitës së parafundit në tabelë, megjithëse skuadra e drejtuar tashmë nga Bylbyl Sokoli e ka një ndeshje më pak të zhvilluar kundër Dukagjinit.
























