22:38 / 19.09.2019
Kaka: Neymar është lider, qëndrimi në PSG është i mirë për të
Legjenda e AC Milanit, Kaka ka thënë se pret nga sulmuesi i PSG-së, Neymar t’iu tregojë të gjithëve për kualitetin e tij.
Braziliani gjatë gjithë verës ka kërkuar rikthimin në Barcelonë, gjë ka zemëruar fansat e PSG-së.
Mirëpo, Kaka, ka qenë i vetmi që i ka qëndruar pranë brazilianit, duke thënë se është lider dhe qëndrimi në “Parkun e Princave”, do të jetë i mirë për të.
“Për të është mirë që ka qëndruar në PSG. PSG është duke u munduar ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Neymar është lideri i duhur për t’i udhëhequr. Do të jetë vit i mirë për të. Duhet t’iu tregojë të gjithëve kualitetet e tij. Është normale të presësh shumë gjëra. Besoj se do të rikthehet në formën e duhur”, deklaroi ai.























