Navas: Nuk ishte hakmarrje ndaj Realit
BKT
Sport

Navas: Nuk ishte hakmarrje ndaj Realit

Portieri i PSG-së, Keylor Navas insiston që fitorja e djeshme ndaj Realit nuk kishte të bëjë me hakmarrje.

Navas u shit në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe në ndeshjen e parë kundër “Los Blancos”, arriti të mbajë portën e paprekur.

Ai tha se në fund ka biseduar me Zidanen, mirëpo nuk ka ndonjë problem me klubin spanjoll.

“Bisedova me Zidanen. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi. Dua ta shijoj momentin dhe të shkruaj historinë time këtu. Nuk kam ndonjë problem me Realin”, deklaroi ai.