Prishtina kërkon kualifikimin ndaj Legias
BKT
Sport

Prishtina kërkon kualifikimin ndaj Legias

Sonte (e premte) nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Legias dhe Sigal Prishtinës.

Në përballjen në Prishtinë triumfuan mysafirët me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike, ku skuadra polake triumfoi në çastet e fundit.

Sidoqoftë, ndeshja në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje. “Bardhekaltrit” duhet të fitojnë me dy ose më shumë pikë dallim për të kaluar në rrethin e ardhshëm.

Nëse prishtinasit eliminohen nga kjo garë, atëherë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.