Superliga rikthehet këtë fundjave më sfida drithëruese
BKT
Sport

Superliga rikthehet këtë fundjave më sfida drithëruese

RTKLive

Emocionet e IPKO Superliga e Kosovës në futboll, rikthehen këtë fundjave më ndeshjet e javës së gjashtë, raporton RTKLive.

Sfida e kësaj xhiro, do të nisin të dielën pasdite, ku kryederbi luhet në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Gjilanit, ndeshje kjo tejet e rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Të njëjtën ditë, përballje e “nxehtë” parashikohet të luhet edhe në Gjilan, ku ballafaqohen Drita dhe Trepça ’89, derisa Dukagjini i bën “konak” Feronikelit, në duelin ku kampionët në fuqi llogaritën favorit.  

Java e gjashtë e elitës sonë, do të mbyllet të hënën pasdite më tri ndeshjet joshëse, ku përballen Ferizaj-Drenica, Ballkani-Vushtrria dhe Flamurtari-Llapi.

Ja orari i plotë i javës së gjashtë:

Ja orari i plotë i javës së gjashtë:

Të dielën:

Prishtina-Gjilani

Drita-Trepça ‘89

Dukagjini-Feronikeli

Të hënën:

Ferizaj-Drenica

Ballkani-Vushtrria

Flamurtari-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.