Fejohet Arielle Vandenberg
Sharr Travel

Fejohet Arielle Vandenberg

Arielle Vandenberg dhe Matt Cutshall janë fejuar.

32 vjeçarja hyri në Instagram për të njoftuar se mori një propozim.

“I fejuari im. Ti je i vetmi. Ai që më bën të buzëqesh”, shkroi Arielle duke treguar unazën e saj ndërsa Matt e puthi në faqe.

“Atij që i besoj me zemër. Ai që më bën të ndjehem kaq e dashur dhe e bukur. Ai që lutet bashkë me mua. Ai që më ben të ndjehem e sigurt. Ai që e desha përgjithmonë. Të dua shumë”.

Arielle dhe Matt ishin miq disa vjet më parë, përpara se ta konfirmonin se ishin zyrtarisht çift në vitin 2017.