18:48 / 20.09.2019
Bordi i Realit i zemëruar me Zidanen
Është duke u rritur presioni mes bordit të Realit dhe trajnerit Zinedine Zidane.
Këtë herë është fjala për mënyrën se si tekniku francez e ka trajtuar mesfushorin Dani Ceballos.
Spanjolli është huazuar nga Arsenali për këtë sezon dhe është duke treguar kualitetin e tij në Angli.
Sipas mediave spanjolle Reali është i zemëruar pasi tekniku francez nuk duhej ta lejonte të largohej.
Spanjolli do të rikthehet në “Santiago Bernabeu” në qershor.























