10:12 / 21.09.2019
Saka: Ronaldo është idhulli im
Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka ka thënë se Cristiano Ronaldo është inspirimi i tij.
Saka shënoi në fitoren ndaj Eintracht Frankfurt në kuadër të Ligës së Evropës.Ai tha se është rritur duke shikuar vetëm një lojtar.
“Cristiano Ronaldo. E dua mentalitetin e tij. Gjithmonë ka dashur të jetë më i mirë dhe ka punuar shumë. Kur është në fushë është plotë me besim dhe iu tregon të gjithëve që është një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Është gjithmonë i fokusuar, duke punuar dhe duke u munduar t’ia dal më së miri”, deklaroi ai.
Arsenali këtë të diele do të pres në “shtëpi”, Aston Villen.























