14:03 / 21.09.2019
Ky është grupi i Prishtinës në FIBA Euro Cup
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, KB Prishtina pritet të luajë në fazën e grupeve të FIBA Euro Cup.
Kampioni i Kosovës në këtë garë gjendet në grupin C së bashku me skuadrën bardh e katërt do të jenë edhe APOEL nga Qipro dhe Medi Bayreuth nga Gjermania. Kurse skuadra e katërt e grupit do të zbulohet pas ndeshjeve kualifikuese në mes të skuadrave të Ligës së Kampionëve, Falco (Hungari) – Ventspils (Letoni), pra humbësi nga kjo ndeshje i bashkohet grupit C të Prishtinës.
Ky është viti i katërt që Prishtina merr pjesë në këtë garë ndërsa vitin që shkoi shënoi suksesin më të madh duke shkuar në mesin e 8 skuadrave më të mira.























