Mandzukic largohet pas 4 vitesh nga Juventusi
BKT
Sport

Mandzukic largohet pas 4 vitesh nga Juventusi

Mario Mandzukic është shumë pranë largimit nga Juventusi.

Kroati nuk bën pjesë në planet e Sarrit, teksa ky i fundit preferoi të rikthejë në Torino Higuainin.

"Tuttomercatoweb" bën të ditur se lojtari ka rënë dakord me skuadrën Al-Rayyan për një kontratë dy vjeçare, me fitime deri në 7.5 milionë euro për sezon.

Ndërkohë Mandzukic u la jashtë ndeshjes ndaj Veronës për të dytën sfidë pas asaj ndaj Fiorentinës.

Gjithashtu ai nuk u la jashtë nga Sarri dhe në listën e Champions League.