​Rama: Tahiri, çështje e drejtësisë
BKT
Shqipëri

​Rama: Tahiri, çështje e drejtësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë. Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat./TCh


MË SHUME NGA Shqipëri