Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina
BKT
Lajme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa makina në të gjithë botën.

Ndërkohë në Prishtinë për shënimin  e kësaj dite janë parapa shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë  do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.

Agjenda:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata


MË SHUME NGA Lajme