Ndërron jetë Aron Eisenberg, aktori që kishte lindur me një veshkë
BKT
Magazina

Ndërron jetë Aron Eisenberg, aktori që kishte lindur me një veshkë

Aktori Aron Eisenberg ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, bën të ditur Daily Mail.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, aktorja e “Renegades”, Malissa Longo, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Eisenberg ka qenë më së shumti i njohur për rolin e një Ferengi të quajtur Nog në të shtatë sezonet e “Star Trek: Deep Space Nine”. Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në një episod të “Star Trek Voyager”.

Aktori është shfaqur edhe në skenë, në produksionet e tilla, si “The Indian Wants The Bronx”, “On Borrowed Time” e “Minor Demons”.

Aron ka pasur probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës, duke qenë se kishte lindur me një veshkë që i kishte dështuar dhe që nga mosha 14 vjeçare ishte në dializë.

Siç transmeton TMZ, ai e bëri transplantimin e parë të veshkës kur ishte 17 vjeçar dhe një tjetër në moshën 46 vjeçare.

Problemet me veshkën ia kishin pamundësuar të arrinte gjatësinë mesatare, ashtu që u rrit vetëm 152 centimetra.

Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i saktë i vdekjes, ndërsa në postimin e saj në Facebook, gruaja e Eisenberg ka treguar se ata ishin martuar në fshehtësi.


MË SHUME NGA Magazina