10:59 / 23.09.2019
Ambasada gjermane: Tërmetet na tronditën edhe ne
Ambasada gjermane përcjell një mesazh solidariteti për shqiptarët pas tërmeteve të rëna gjatë fundjavës.
"Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij."























