14:48 / 23.09.2019
Aktorja e “Game of Thrones” zbulon tatuazhin në këtë pjesë të trupit
Seria fantastike e “Game of Thrones” është tejet e suksesshme në të gjithë botën, prandaj edhe interesimi për aktorët që luajnë në këtë projekt janë në qendër të vëmendjes nga publiku.
Aktorja e njohur, Emilia Clarke, është shfaqur në ndarjen e çmimeve në “Emmy Awards”.
Clarke kishte veshur një fustan të lezetshëm Valentino, kur ajo publikoi në Instagram disa fotografi ku vërehej qartë edhe një tatuazh te brinjët.
Kjo ka rënë në sy, duke u bërë lajm nëpër mediat rozë, ndërkohë që fansat janë shprehur mjaft të kënaqur me këtë tatuazh të aktores.
























