Kosova triumfon "UEFA Development Tournament"
Sot janë zhvilluar ndeshjet e ditës së tretë dhe të fundit të turneut UEFA Development, turne të cilin UEFA ja kishte besuar Federatës Shqiptare të Futbollit për ta organizuar. Ky turne me pjesëmarrjen e Shqipërisë si vend organizator, Kosovës, Estonisë dhe Taxhikistanit u zhvillua në Qendrën Sportive Kamëz.
Ndeshja e parë e ditës së sotme ishte ajo ndërmjet Taxhikistanit dhe Estonisë, ndeshje e luftuar dhe me shumë gola. Aziatikët triumfuan me rezultatin 4-3.
Ndeshja e dytë ishte ajo ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë ndeshje luhej për vendin e parë, me skuadrën e Armand Damos që duhej të fitonte për të siguruar vendin e parë, ndërkohë që Dardanët luanin për dy rezultate. Loja fillon me të dy skuadrat që janë të kujdeshme dhe synojnë të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve. Kuqezinjtë e vegjël përtej një epërsie të vogël nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin dhe mbyllet 0 me 0. Pjesa e dytë fillon me një Shqipëri më këmbëngulëse dhe një Kosovë që kërkon të menaxhojë rezultatin. Në minutën e 54-të, Krasniqi shënon për Kosovën duke përfituar nga një shpërqendrrim në mbrojtje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe përfundon 1-0 me Dardanët që janë dhe fituesit e turneut.
Shqipëri: Kiri, Gjergji, Kosnallari, Çela, Shtraza, Hysa, Vishaj, Tresa, Syla, Xhixha, Salo.
Kosovë: Xhoka, Halimi, Rudari, Bllaca, Avdullahu, Zeka, Jashari, Krasniqi, Shahini, Hashani, Ramushi.























