Thaçi në New York takon presidenten e Kroacisë
BKT
Lajme

Thaçi në New York takon presidenten e Kroacisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar në New York presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Thaçi dhe Grabar-Kitaroviç kanë biseduar për mundësinë e rritjes së shkëmbimit më të madh diplomatik dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve.

I pari i shtetit të Kosovës ka thënë se Kroacia është një shembull i mirë i suksesit që Kosova duhet ta ndjekë.

“Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet të ndjekë Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian “, ka shkruar Thaçi në Facebok.

 

 


MË SHUME NGA Lajme