21:31 / 23.09.2019
Një talent hungarez mposht Messin dhe fiton çmimin Puskas!
Çmimi Puskas për golin më të bukur të vitit 2019 shkon për një hungarez. Daniel Szori, 18-vjeçari i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Debrecen por në verë u transferuar te Fehervar.
Szori i cili në këtë garë mposhti konkurencën e Lionel Messit dhe Fernando Quinteros u vlerësua për golin spektakolar që realizoi në minutat e fundit të ndeshjes mes Debrecen dhe kampionëve të Hungarisë, Ferencvaros që i dha fitoren skuadrës së tij. Një çmim special ky për 18-vjeçarin i cili mund të ketë një karrierë të madhe përpara edhe për faktin se çmimi për golin më të bukur të vitit që dorëzohet nga FIFA mban emrin e legjendës së futbollit hungarez Ferenc Puskas.























