10:03 / 24.09.2019
Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri
Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22.
Epiqendra ka qenë 1 km në perëndim të Vorës, shumë pranë me kryeqytetin, Tiranën.
Lëkundjet janë ndjerë në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.























