Situatë emergjence në Fushë Krujë nga reshjet, evakuohet një familje
BKT
Shqipëri

Situatë emergjence në Fushë Krujë nga reshjet, evakuohet një familje

Reshjet intensive të natës së kaluar krijuan një situatë emergjence në zonën e Fushë Krujës. Për shkak të reshjeve lumi Zezë doli nga shtrati në disa vende, duke rrezikuar përmbytje të mëdha.

Në fshatin Larushk situata paraqitet më problematike si pasojë e reshjeve, ku 10 banesa rrezikuan përmbytjen, ndërsa nga njëra prej tyre u evakuua e gjithë familja.

Në Fushë Krujë një pjesë e tokave dhe rrugëve janë nën pushtetin e ujit, që po largohet ngadalë pas pushimit të reshjeve. Nga Shtabi i Emergjencave Civile të prefekturës është inspektuar në vend, gjatë natës, situata e cila deklarohet të jetë nën kontroll. /TCh


MË SHUME NGA Shqipëri