11:42 / 24.09.2019
KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës
KQZ u ka bërë apel partive politike të dorëzojnë raportet për financimet gjatë fushatës elektorale.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se vetëm 5 nga 36 parti pjesëmarrëse i kanë dorëzuar raportet.
Hoxha tha se afati i fundit është data 26 Shtator dhe do merren masa administrative për partitë që do të shkelin ligjin.























