14:58 / 24.09.2019
Vjen oferta e parë, 20 milionë euro për Vedat Muriqin
Vedat Muriqi është temë e përditshme e mediave turke.
Super sulmuesi nga Prizreni tashmë është synim i shumë skuadrave të ndryshme në Evropë.
Drejtori i Fenerbahces, Damien Camolli aktualisht ku luan Muriqi ka zbuluar se në klubin e tyre tashmë ka ardhur një ofertë prej 20 milionë euro të sulmuesin Muriqi.
“Nuk mund të them më tepër mbi një emër konkret, por ka ardhur një ofertë prej 20 milionë euro për në janar rreth Muriqit”, tha Comolli.
Kujtojmë se Muriqi në pesë ndeshje ka shënuar tre gola te Fenerbahce ndërsa dhuroi edhe dy gola e asistime te Kosova në shtator.























