15:06 / 24.09.2019
Rita tenton ta fsheh fytyrën teksa fotografohet nga paparacët në rrugë
Ajo sapo filloi të filmonte për “The Masket Singer”.
Rita Ora dukej se u frymëzua nga gauresit, ndërsa u nis në Londër të hënën natën me fytyrën e saj të fshehur nën kapele, shkruan DailyMail.
Autorja e hitit Anywhere, 28 vjeç, ishte veshur me një triko të bardhë, ndërsa fytyrën e mbulonte me kapuç.
Ajo kishte veshur një palë xhinse dhe këpucë “Gucci”, teksa në duar po mbante një iPhone dhe çantë të zezë prej lëkure.
Formati i “The Masked Singer” përfshin një panel të të famshmëve, që përpiqen të zbulojnë identietin e yjeve që këndojnë të fshehur me maskë.
Krahas Ritës, për panelin janë zgjedhur Davina McCall, Jonathan Ross dhe Ken Jeong – aktori më i njohur nga filmat The Hangover – ndërsa komediani Joel Dommett do të jetë mikpritësi.

























