Jenna Dewan do bëhet nënë për herë të dytë
BKT
Magazina

Jenna Dewan do bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja Jenna Dewan, 38-vjeçe dhe i dashuri i saj aktor, 43, vjeç, janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.

“Ne jemi shumë të kënaqur dhe nuk mund të jemi më të lumtur që po e zgjerojmë familjen tonë”, ka thënë çifti për People.

Ky do të jetë fëmija i parë për Kazee dhe i dyti për Dewan, e cila ka një vajzë 6-vjeçare me ish-të dashurin e saj, Channing Tatum.

Dyshja u panë për herë të fundit dhe së bashku në një plazh në Los Angeles në fillim të këtij muaji, ku iu bashkua edhe vajza e Dewan. Një burim e konfirmoi për People në tetor të vitit 2018 se çifti kishin qenë në “takime për nja dy muaj”.

“Ajo është shumë e lumtur”, shton më tej burimi.

Ndërkohë, këta të fundit e kanë mbajtur romancën e tyre kryesisht jashtë vëmendjes, ata nuk kanë dashur të shprehin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në mediat sociale.

Përndryshe, Jenna dhe Channing u ndanë vitin e kaluar pas tetë vitesh njohje së bashku. Ata u takuan në vitin 2006 gjatë xhirimeve të filmit “Step Up” dhe u dashuruan në setin e filmit, ndërkaq u martuan në vitin 2009 dhe kanë një fëmijë, Everly. 


MË SHUME NGA Magazina